Komisioni Europian ka dhënë të hënën miratimin për përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar së bashku nga kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech,
Ky konsiderohet hapi i fundit për të lejuar Europën të fillojë inokulimet brenda një jave.
Vendet e Bashkimit Evropian duke përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Italinë kanë thënë se planifikojnë të fillojnë vaksinimet nga 27 dhjetori, ndërsa Europa përpiqet të arrijë në hap me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë ku fillimi i vaksinimit veçse ka filluar.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se numri i parë i vaksinave do të transportohen nga vendi i prodhimit në ditët në vijim për t’u shpërndarë në të gjithë BE-në.
“Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të filluar përfundimisht kthimin drejt një faqe të re ndaj COVID-19”, vuri në dukje ajo, duke shtuar se kjo vaksinë e parë është “një histori e vërtetë evropiane e suksesit”.
Agjencia Evropiane e Barnave do të vendosë edhe për vaksinën e kompanisë Moderna, më 6 janar Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit. Vaksina Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive./Motilokal.com
