Vullkani Kilauea në Ishullin e Hawait shpërtheu të dielën në mbrëmje, Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, pasuar nga një tërmet që goditi krahun jugor të vullkanit.
Observatori i Vullkanit në Hawai regjistroi një tërmet me magnitutë 4.4 të në jug të Vullkanit Kilauea në orwn 23:36 me kohën lokale, shkruan Reuters.
Shpërthimi u raportua në kraterin Halemaumau të Vullkanit Kilauea, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile të qarkut Hawai në një cicërimë në Twitter herët të hënën, duke kërkuar që banorët të qëndrojnë brenda.
Shpërthimi filloi me çarje të shumta që hapeshin në muret e kraterit Halemaumau, tha USGS.
Një fotografi nga USGS tregoi majën e Kilauea të ndriçuar nga llava e nxehtë me një tufë avulli dhe gazi që shpërthen nga vullkani./Motilokal.com
