Mbi 9 mijë mërgimtarë sot kanë arritur në Kosovë vetëm nga aeroporti ‘Adem Jashari’

Mbi 9 mijë mërgimtarë sot kanë arritur në Kosovë vetëm nga aeroporti ‘Adem Jashari’

Vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkë-atdhetar, dhe u realizuan mbi 35 fluturime komerciale.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi përmes llogarisë së tij në Facebook.

Ai ka thënë se ardhja e bashkë-atdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash.

“Situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anticovid brenda terminalit, megjithatë kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë”, ka deklaruar ministri Abrashi./Motilokal.com