Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për shkak se mbi rajon mbeten të bllokuara fushat anticiklonike.
Dita e premte në Shqipëri pritet të jetë me mot të kthjellët gjatë orëve të para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 8 deri në 15 °C.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 15 °C.
E diela do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdites pothuajse i kthjellët dhe në mbrëmje me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 16 °C./Motilokal.com 
