Lamborghini prezanton superveturën e re për pistë dhe rrugë [Foto]

Lamborghini prezanton superveturën e re për pistë dhe rrugë [Foto]

E veçantë dhe e jashtëzakonshme, SC20 është vetura më e re e prezantuar nga gjiganti Lamborghini Squadra Corse. Një ekzemplar unik, që mund të përdoret edhe në pistë, edhe në rrugë.

Kjo është vetura e dytë e dizajnuar nga departamenti i automjeteve dhe i projektuar nga Centro Stile në Sant’Agata. Vetura është e hapur dhe u krijua sipas dëshirës të një klienti, i cili ishte përfshirë në projekt që nga projektimet e para.

SC20 është i pajisur me motorin më të fuqishëm të prodhuar nga Lamborghini, një V12 me 759 kuaj fuqi. Megjithëse detajet e performancës nuk janë zbuluar, supozohet se mund të arrijë 100 kilometra në orë në më pak se tre sekonda me një shpejtësi maksinale 350 km/orë.

“SC20 është një kombinim i inxhinierisë së sofistikuar, mjeshtërisë italiane, sportivitetit dhe dizajnit të përparuar. Është gjithashtu një shembull i aplikimit të motorit tonë V12 dhe fibrave të karbonit në një automjet radikal me majë të hapur që mbart në mënyrë të pagabueshme ADN-në e Lamborghini”, deklaroi Maurizio Reggiani, shefi teknik i Lamborghini Centro Stile./Motilokal.com