Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Mjedisit Jetësore dhe Planifikimit hapsinor, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me Ambasadën Suedeze në Shkup dhe UNICEF-in njoftuan fillimin e një programi të ri për fëmijët që synon promovimin e edukimit për mjedisin jetësor dhe ndryshimit klimatike.
Duke mbuluar arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, një nga aspektet e programit do të jetë që mësuesit të marrin burime dhe kapacitete për realizimin e përmbajtjes dhe aktiviteteve interesante me nxënësit në mbështetje të edukimit ekologjik. Me programin do të krijohen edhe mekanizma për zhvillimin profesional dhe mësimin kolegjial të mësuesve. Programi gjithashtu do t’u sigurojë fëmijëve një gamë të gjerë platformash dhe mjetesh për përvojën, mësim praktik në shkencat natyrore. Do të krijojë vende dhe mundësi për ushtrime dhe veprime aktive, inovacione shoqërore dhe ndërmarrësi.
"Ne jemi vërtet të ngazëllyer për fillimin e këtij programi, megjithëse ai adreson një çështje të rëndësishme për të gjithë vendin, ai gjithashtu përqendrohet në krijimin e mundësive dhe ndërtimin e kapaciteteve midis të rinjve, të cilëve do t'u mundësohej që të marrin masa për të sjellë ndryshime. Kjo përfshin ndërtimin e aftësive të tyre për bashkëpunim, mendimin kritik për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe ndryshimin e klimës, dhe bërjen e zgjedhjeve të përgjegjshme në jetën e përditshme. Ne jemi dëshmitarë të fuqisë së aktivistëve të rinj të klimës që kërkojnë veprim më të madh për klimën dhe ne duam që ky program të krijojë mundësi që të rinjtë në vend të drejtojnë iniciativat kombëtare", tha Patricia Di Giovanni, Përfaqësuesja e UNICEF, gjatë takimit hyrës midis partnerëve.
Në fjalën e tij ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini tha: “Kam pasur privilegjin të flas vazhdimisht me të rinjtë për pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre në lidhje me mjedisin dhe ndryshimin klimatike. Këto diskutime përbënin momente relaksuese dhe inspiruese, të cilat me të vërtetë e vendosin përgjegjësinë tonë në perspektivë. Ajo për të cilën unë jam veçanërisht krenar është se mendimet dhe sugjerimet e tyre janë shumë të sinqertat dhe të drejtpërdrejta, ndërsa në të njëjtën kohë shumë konstruktive dhe të shëndosha strategjikisht. Duhet ta ushqejmë këtë motivim dhe ta lejojmë atë të drejtojë punën tonë.
Ndërsa ambasadorja e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Christine Forsgren Bengtson, theksoi se ndryshimet klimatike dhe degradimi i mjedisit jetësor po bëhen sfidat më të mëdha të kohës sonë, kurse arsimi dhe ngritja e vetëdijes që në moshë të vogël janë elemente thelbësore të përgjigjes globale dhe lokale.
“Zhvillimi i njohurive luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e shoqërive të shëndetshme, të gjelbëra dhe rezistente ndaj klimës, pas çka fëmijët e ditëve të sotme bëhen qytetar të rinj të informuar dhe angazhuar të së nesërmes. Lidhja e qëllimeve të projekteve me proceset reformuese në vend, gjithashtu, e bën këtë përpjekje të përbashkët të rëndësishme për perspektivën evropiane dhe zbatimin e Agjendës së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor”, tha Forsgren Bengtsson.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska theksoi se respekti dhe mbrojtja e mjedisit tonë mësohet dhe kujdeset që nga fillimi, prandaj përfshirja në arsim të mjedisit jetësor dhe ndryshimit të klimës në programet mësimore është shumë e rëndësishme.
Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale shtoi se në kopshte ekziston mundësi e mirë për edukimin e fëmijëve, për zhvillimin e qëndrimeve dhe sjellje që do të transmetohen kur të rriten, kurse kështu do të formojnë kulturën dhe bashkësitë.
Programi tre vjeçar, i financuar nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (AIDS), synon të kontribuojë në një sistem që krijon kërkesë publike për zgjidhje të sfidave ekologjiko-klimatike dhe i mbështet të rinjtë të përfshihen në mënyrë aktive në përgjigjen e rreziqeve në rritje./Motilokal.com
