Reshjet e para të borës për këtë sezon kanë filluar të mbulojnë qytetin e New Yorkut. Borë ka rënë gjatë natës ndërsa ekipet kompetente punojnë në pastrimin e saj për të mundësuar qarkullimin e rregullt, por edhe lëvizjen e këmbësorëve.
Sheshi "Times" si dhe "Wall Street" qendra e financave në New York, janë ndër vendet dhe qendrat turistike të ndikuar nga bora.
Shumë qytetarë shihen nëpër rrugët e New Yorkut, të cilët kanë dalë për të shijuar këto momente të borës.
Bora pritet të ndikojë nga shteti Virginia deri në Maine.
Shërbimi Kombëtar i Motit “ka lëshuar një “Snow Alert” që në dimër paralajmëron për ardhjen e një stuhie dimërore.
“Për fat të mirë ne nuk kemi pasur shumë stuhi,në vitet e fundit,si kjo që pritet, të vijë, falë Zotit … kështu që kjo mund të jetë stuhia më e madhe në disa vjet”, tha kryebashkiaku i New Yorkut Bill de Blasio.
Automjetet e pastrimit të rrugëve që bëjnë zakonisht dhe hedhjen e kripës, janë gati, ato filluan të dalin sot nëpër rrugët e qyteti, pak përpara mbërritjes së borës, dhe do të vazhdojnë të pastrojnë rrugët e hedhin kripë deri në mbrëmje vonë.
Kryebashkiaku Bill de Blasio, paralajmëroi njujorkezët të bëjnë kujdes me daljet e tyre nga shtëpia, duke iu kërkuar të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk e kanë të domosdoshme për të dalë./Motilokal.com
