Misioni kinez Chang'e-5 kthehet me sukses në Tokë

Misioni kinez Chang'e-5 kthehet me sukses në Tokë

Sonda kineze “Chang’e 5” që mbart mostra të Hënës u kthye në Tokë, në misionin e parë të këtij lloji në 40 vjet, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Chang'e-5 zbarkoi në vendin e caktuar të uljes në Siziwang Banner në rajonin autonom Mongolia të Kinës veriore.

"Anija kozmike e përbërë nga një orbiter, ulës, ngritës dhe kthyes, sonda Chang'e-5 u nis më 24 nëntor", raportoi Xinhua.

Imazh

"Kombinimi i tij zbarkues-ngritës u ul me sukses në anën e afërt të Hënës më 1 dhjetor dhe mblodhi mostra si nga sipërfaqja hënore ashtu edhe nga brendia e saj", shton raporti.

Shkencëtarët shpresojnë që mostrat e mbledhura do t’i lejojnë ata të mësojnë më shumë për origjinën e Hënës, formimin e saj dhe aktivitetin vullkanik në sipërfaqen e saj.

Image

Me këtë mision, Kina bëhet vendi i tretë që ka mbledhur mostra nga Hëna, pas SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1960 dhe 1970.

Kjo është gjithashtu hera e parë që Kina ka sukses në rinisjen e një pajisjeje nga një trup qiellor tjetër./Motilokal.com