Një mision po përgatitet drejt ajsbergut më të madh në botë

Një mision po përgatitet drejt ajsbergut më të madh në botë

Shkencëtarët nga programi britanik “Antarktik Survey” po përgatiten për një mision urgjent në ajsbergun më të madh në botë, i cili është në një kurs përplasjeje me Xhorxhian e Jugut, një territor britanik përtej detit në Oqean të Atlantikut jugor, transmeton The Guardian.


Ajsbergu i quajtur A-68A, ka sipërfaqe më të madhe se Luksemburgu, u shkëput nga Antarktida në vitin 2017 dhe që atëherë është larguar. Tani kërcënon të shkatërrojë ekosistemin e pasur përreth Xhorxhias Jugore duke shkatërruar shtratin e detit, i cili është shtëpia e butakëve, krustaceve, sfungjerëve dhe jetës tjetër, pasi ai ftoh ndjeshëm ujin.


Studiuesit planifikojnë të fluturojnë në Falklands në 11 Janar, ku së pari do të karantinohen për t’u siguruar që ata të mos jenë të infektuar me koronavirus dhe më pas të fillojnë një udhëtim tre-ditor në ajsbergun në bordin e anijes kërkimore RRS James Cook./Motilokal.com