Autoritetet australiane kanë nisur evakuimin e banorëve si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur që kanë pushtuar veriun e New South Wales.
Të martën, zyrtarët e urgjencës thanë se kishin marrë rreth 150 thirrje për ndihmë në 24 orët e fundit.
Deti ka përparuar në qytet duke shkaktuar erozione të konsiderueshme, ndërkohë që banorët e Byron Ban kanë braktisur shtëpitë.
Autoritetet thanë se stuhia është zhvendosur në jug të vendit, duke rritur rrezikun nga përmbytjet në pjesën veriore të New South Wales.
Ata u thanë komuniteteve përreth lumit Tweed të evakuohen përpara se situata të dalë nga kontrolli.
Energjia elektrike dhe interneti janë ndërprerë prej disa orësh tashmë.
Meteorologët thonë se sistemi tashmë ka lëshuar një sasi shiu të ngjashme me një ciklon - rreth 1000 mm brenda katër ditësh.
Australia aktualisht po përjeton një model moti La Niña, i cili zakonisht sjellë më shumë reshje dhe ciklone tropikale gjatë verës./Motilokal.com
