Mot i thatë dhe i ftohtë, parashikimi për sot e nesër në Kosovë

Mot i thatë dhe i ftohtë, parashikimi për sot e nesër në Kosovë

Fusha anticiklonike që kanë përfshirë Europën qendrore-jugore dhe Italinë midis të dielës dhe të hënës tashmë kanë filluar të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, ku do të kushtëzojnë në ditët e ardhshme mot të qëndrueshëm, ku pritet të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë e i thatë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, përgjatë ultësirave do të ketë prezencë të mjegullës. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 3 deri në 10 °C.

E enjtja do të jetë me mot pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa nga mesdita me kthjellime e diell. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 4 deri në 10 °C. /Motilokal.com