Vendi vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, që kanë përfshirë jo vetëm Rajonin e Ballkanit por edhe pjesën më të madhe të kontinentit europian.
Dita e premte në Shqipëri pritet të jetë me vranësira dhe reshje shiu, në viset malore me borë. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 8 deri në 14 °C.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu, në zonat malore mundësi për borë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 13 °C.
E diela do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje me reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 14 °C.

Depërtimi i një cikloni nga Atlantiku mbi Mesdhe dhe në rajonin tonë, ka kushtëzuar mot kryesisht me vranësira, e me reshje të lehta shiu në Kosovë, ndërsa në viset malore borë.
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes gjatë ditës me vranësira, vende-vende edhe me riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 3 deri në 9 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 7 °C.
E diela do të mbajë mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 6 °C./Motilokal.com
