Reshje bore në zonat malore të vendit/ ARRSH: Të gjitha rrugët e kalueshme

Reshje bore në zonat malore të vendit/ ARRSH: Të gjitha rrugët e kalueshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) përmes një komunikate ka njoftuar mbi gjendjen e rrugëve sot.

ARRSH bën me dije se në Dardhë gjatë natës ka pasur reshje të lehta bore. Ndërkohë rruga është pastruar dhe është bërë shpërndarja e kripës.

Në Qafën e Llogarasë ka pasur reshje të lehta dëbore, të cilat janë pastruar menjëherë, ndërsa qarkullimi vazhdon normalisht.

Sipas ARRSH në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur reshje dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet normalisht.

Ndërkohë ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën./Motilokal.com

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: sky, outdoor and nature

Image may contain: outdoor and nature

Image may contain: sky and outdoor