Prototipi i raketës Starship i SpaceX ka shpërthyer në flakë gjatë tentimit të aterrimit kthyes, disa minuta pas fluturimit provues në dukje të rëndomtë nga stabilimentet për lansim të kompanisë në bregdetin e Teksasit.
Raketa e shkatërruar e Starship ishte prototipi i raketës së rëndë lansuese me lartësi 52 metra, të cilën e ka zhvilluar kompania private hapësinore e Elon Muskut për bartjen e njerëzve dhe ngarkesës prej 100 tonelatash në misionet e ardhshme në Hënë e Mars.
Raketa vetë-drejtuese shpërtheu kur u ul në mbështetësen për aterrim pas zbritjes së kontrolluar. Fluturimi provë kishte për qëllim të arrinte lartësinë prej 12.5 kilometrash, i mundësuar për herë të parë nga tre motorë Raptor të sapozhvilluar të SpaceX-it.
Musk tha në një cicërimë menjëherë pas aksidentit se "presioni i rezervuarit të kokës së karburantit të raketës ishte i ulët" gjatë zbritjes, gjë që bëri që "shpejtësia e prekjes të ishte e lartë".
Themeluesi miliarder i Tesla shtoi se SpaceX kishte marrë të gjitha të dhënat e nevojshme nga testi. "Mars, ja ku kemi ardhur!!" ai shkroi në Twitter.
Musk shpreson të jetë në gjendje të lëshojë një ditë disa anije hapësinore në Mars, megjithëse ato mund të jenë të dobishme edhe në një periudhë afatshkurtër pasi NASA rivendosin një prani të vazhdueshme në Hënë në vitin 2024.
Miliarderi japonez Yusaku Maezawa aktualisht është duke planifikuar të paguajë një shumë të pazbuluar për të marrë Starship rreth Hënës ndoshta që nga viti 2023./Motilokal.com
![Prototipi i raketës Starship SN8 i SpaceX që rrëzohet në ulje në ndërtesën e kompanisë Boca Chica, Texas gjatë një prove nisjeje në dhjetor [AFP përmes SpaceX]](https://www.aljazeera.com/wp-content/uploads/2020/12/000_8WT8JA.jpg?resize=770%2C513)
