Depërtimi i sistemit frontal të një cikloni nga Italia është zhvendosur mbi rajon, ku moti i ligë ka përfshirë edhe një pjesë të Kosovës.
Sipas njoftimeve të fundit reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë Rrafshin e Dukagjinit, ka pasur përmbytje në qytetin e Pejës.
Si pasojë shiut të madh, rrugët janë mbushur tërësisht me ujë, ndërsa është vështirësuar lëvizja e qytetarëve.
Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale shihen rrugët që janë përmbytur, teksa lëvizin veturat./Motilokal.com


