Paralajmërimi i rregullatorëve të barnave në Britani: Kush ka reaksione alergjike nuk do të vaksinohet

Paralajmërimi i rregullatorëve të barnave në Britani: Kush ka reaksione alergjike nuk do të vaksinohet

Agjencia Rregullative e Barnave e Mbretërisë së Bashkuar kanë paralajmëruar njerëzit që kanë histori të reaksioneve alergjike “të rëndësishme”, se nuk duhet të marrin vaksinën Pfizer/BioNTech.

Ky paralajmërim erdhi pasi dy anëtarë të stafit të NHS, që u vaksinuan dje, përjetuan reaksione alergjike.

Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën Pfizer javën e kaluar dhe dje filloi vaksinimin e pacientëve të shtëpive të kujdesit, spitalit dhe personelit shëndetësor (NHS).

Drejtori Kombëtar Mjekësor për NHS-në, në Angli, profesor Stephen Powis, tha: “Siç është e zakonshme me vaksinat e reja, MHRA këshillon për marrjen e një mase paraprake, që njerëzit me një histori të konsiderueshme të reaksioneve alergjike nuk mund ta marrin këtë vaksinim, pasi dy persona me histori të reaksioneve të rëndësishme alergjike u përgjigjën negativisht dje. Të dy janë duke u shëruar”.

Sipas tij megjithatë, individët në fjalë tani janë në gjendje të mirë. Mjaft britanikë e kanë pritur me padurim mbërritjen e vaksinës, megjithatë edhe skepticizmi nuk ka munguar. Vaksinimi në Mbretërinë e Bashkuar, nuk është i detyrueshëm. Është vendimi i gjithsecilit nëse dëshiron apo jo ta marrë vaksinën, por personeli mjekësor dhe të tjerë janë përpjekur të ofrojnë sa më shumë informacion për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës, në mënyrë që të fashisin dyshimet./Motilokal.com