Kujdes! Priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu në Shqipëri

Kujdes! Priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu në Shqipëri

Depërtimi i sistemit frontal të një cikloni nga Italia është zhvendosur mbi vendin tonë, duke sjellë reshje shiu në formë të shtrëngatave të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë e erëra të fuqishme nga jugu.

Stuhitë të fuqishme priten në jug dhe jugperëndim të vendit, lokalisht edhe në shumë vise tjera, veçanërisht bregdetare. Ndërsa në zonat malore reshje të dendura bore.

Të enjten pritet mot pak më i qetë, por do të vazhdojë të jetë vranët dhe me riga lokale shiu.  

Edhe të premten dhe ditëve të fundjavës do të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell si dhe shpeshherë edhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore priten reshje të herëpashershme bore./Motilokal.com