Përkeqësohet moti në Shqipëri, shi, era të forta dhe reshje bore në vendet malore

Përkeqësohet moti në Shqipëri, shi, era të forta dhe reshje bore në vendet malore

Ashtu siç kanë paralajmëruar meteorologët e motilokal.com mbi vendin tonë po mbizotëron moti i ligë me reshje shiu dhe era të forta. Ndërsa në zonat malore, mbi lartësinë 1400 metra reshjet janë në formën e borës, që ka sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë që në zonat bregdetare ka pasur erë të fortë të shoqëruar me dallgë. Kapitaneria e Portit sqaron se forca e detit ka qenë deri në 5 ballë në gjirin e Durrësit dhe 7 në det të hapur, duke bërë që edhe tragetet e linjës Durrës-Bari të nisen me rreth 6 orë vonesë./Motilokal.com