Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e liqeneve akumuluese Batllava dhe Badovci.
Sipas KRUP-së niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 629.14 metra mbi nivelin e detit ose 5.86 metra nën nivelin e kapërderdhjes,
Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 638.70 metra mbi nivelin e detit ose 11.15 metra nën nivelin e kapërderdhjes.
Ujësjellësi “Prishtina” kërkon nga qytetarët që t'i ruajmë burimet e ujit, të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm edhe në stinën vjeshtë/dimër! Uji është Jeta jonë!/Motilokal.com
