Fotografi i botës së egër identifikon 100 lloje të shpezëve në Drenoc të Rahovecit

Fotografi i botës së egër identifikon 100 lloje të shpezëve në Drenoc të Rahovecit

Peizazhi i larmishëm, pozicioni gjeografik, relievi i pasur, klima e favorshme në çdo stinë të vitit i kanë dhuruar Kosovës kushtet e përshtatshme për të zhvilluar më së miri si florën edhe faunën në vend.

Në një peizazh të tillë merr jetë një shumëllojshmëri shpendësh, të cilët janë pasuri me vlera të mëdha dhe të pazëvendësueshme për vendin tonë.

Numri i shumëllojshmërisë së shpezëve në Drenoc të Rahovecit tani e disa vite po shkon duke u shtuar.


Është fotografi Valmir Gashi, i cili me profesion është mësimdhënës i Gjeografisë, ka arritur të identifikon 100 lloje të shpezëve në fshatin e tij. 

Ai në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se ka arritur të fotografojë llojin e 100-të të shpezëve në Drenoc të Rahovecit.


“Kam nderin të ju informoj se sot arrita të fotografoja llojin e 100 - të shpezëve në Drenoc (Rahovec), ashtu edhe siç kam premtuar se do e arrij këtë shifër gjatë vitit 2020 (megjithëse me mjete mesatare teknologjike). Pra, 100 lloje të shpezëve vetëm në territorin e Drenocit, prej 8.1 km2.Fjala është për zogun e quajtur Çeku kokëzi (Saxicola rubicola/ European stonechat), të dyja gjinitë”, ka deklaruar fotografi Gashi.


Fotografi Gashi për këtë arritje ka falënderuar Zotin, familjen, profesorët e ekspertëve (ornitologëve vendorë e ndërkombëtarë) nga kjo lëmi.

Emrat e secilit lloj i keni më poshtë, në gjuhën shqipe dhe latine, si dhe disa fotografi të disa prej tyre:

1. Bengu (Oriolus oriolus)

2. Bilbili (Luscinia megarhynchos)

3. Bilbilthi gjoksskifter (Sylvia nisoria)

4. Bilbilthi kapëzi/ kokëzi (Sylvia atricapilla)

5. Bilbilthi këngëtar (Sylvia crassirostris)

6. Bilbilthi i përhimtë (Sylvia communis)

7. Bilbilthi i zakonshëm (Sylvia curruca)

8. Bishtbardha e gurit (Oenanthe oenanthe)

9. Bishtatundësi i bardhë (Motacilla alba)

10. Bishtkuqi i mureve (Phoenicurus phoenicurus)

11. Bishtkuqi zeshkan (Phoenicurus ochruros)

12. Bletëngrënësi evropian (Merops apiaster)

13. Cerla dimërake (Spinus spinus)

14. Cerla e kallamishteve (Emberiza schoeniclus)

15. Cerla e malit (Emberiza cia)

16. Cerla e zakonshme (Emberiza calandra)

17. Cerla gushëgjelbër (Emberiza cirlus)

18. Cerla kokëzezë (Emberiza melanocephala)

19. Cerla verdhashe (Emberiza citrinella)

20. Cërloi i zi pikalosh (Sturnus vulgaris)

21. Çapka e përhimtë (Ardea cinerea)

22. Çeku kokëzi (Saxicola rubicola)

23. Çeku vetullbardhë (Saxicola rubetra)

24. Çerri (Troglodytes troglodytes)

25. Dallëndyshja bishtgërshërë (Hirundo rustica)

26. Dallëndyshja e natës (Caprimulgus europaeus)

27. Dallëndyshja kërbishtbardhë (Delichon urbicum).

28. Dallëndyshja kërbishtkuqe (Hirundo daurica)

29. Dredhuesi gushëpërhimtë (Prunella modularis)

30. Drenja (Lullula arborea)

31. Drenja e luadhit (Anthus pratensis)

32. Drenja e pyllit (Anthus trivialis)

33. Fazani (Phasianus colchicus)

34. Fishkëllyesi gushëverdhë (Phylloscopus trochilus)

35. Fishkëllyesi i madh (Phylloscopus sibilatrix)

36. Fishkëllyesi i vogël (Phylloscopus collybita)

37. Gala - Qava (Corvus monedula)

38. Gardalina (Carduelis carduelis)

39. Grifsha (Garrulus glandarius)

40. Gushkuqi (Erithacus rubecula)

41. Gjelbërushja (Chloris chloris)

42. Gjeraqina (Accipiter gentilis)

43. Gjeraqina e shkurtës (Accipiter nisus)

44. Harabeli i fushës (Passer montanus)

45. Harabeli i shtëpisë (Passer domesticus)

46. Kërpngrënësi (Linaria cannabina)

47. Korbi (Corvus corax)

48. Korbi i përhimtë - Gafka (Corvus cornix)

49. Kukuvajka (Athene noctua)

50. Kumria (Streptopelia decaocto)

51. Kuqalashi qafkëzi (Pyrrhula pyrrhula)

52. Laraska - Sorra (Pica hudsonia)

53. Larashi i vogël ballëzi (Lanius minor)

54. Larashi kokëkuq (Lanius senator) 

55. Larashi kurrizkuq (Lanius collurio)

56. Lauresha me napkë (Galerida cristata)

57. Mbretthi (Regulus regulus)

58. Mbretthi vetullbardhë (Regulus ignicapillus)

59. Mëllenja (Turdus merula)

60. Mizakapësi i përhimtë (Muscicapa striata)

61. Mizakapësi i zi (Ficedula hypoleuca)

62. Mizakapësi qafëbardhë (Ficedula albicollis),

63. Pëllumbi i egër i shkëmbit (Columba livia)

64. Pëllumbi i pyllit apo Gugashi (Columba palumbus)

65. Përqeshësi i gjelbër 

(Hippolais icterina),

66. Pupëza (Upupa epops)

67. Qafëdredhësi (Jynx torquilla)

68. Qukapiku i gjelbër (Picus viridis)

69. Qukapiku larosh i madh (Dendrocopos major)

70. Qukapiku larosh i mesëm (Dendrocopos medius)

71. Qukapiku larosh i vogël (Dendrocopos minor)

72. Qukapiku larosh sirian (Dendrocopos syriacus)

73. Qukapiku i përhimtë (Picus canus) 

74. Qyrylyku i vogël (Actitis hypoleucos)

75. Qyqja (Cuculus canorus)

76. Skifteri i vogël (Falco columbarius)

77. Skifteri i drurëve (Falco subbuteo)

78. Skifteri kthetrazi (Falco tinnunculus)

79. Sqeptrashi (Coccothraustes coccothraustes)

80. Shkurta (Coturnix coturnix)

81. Shqipja e balltaqeve (Circus pygargus)

82. Shqipja e fushës (Circus cyaneus)

83. Shqipja e kënetave (Circus aeruginosus)

84. Shqipja e stepave (Circus macrourus),

85. Shqiponja grenxangrënëse (Pernis apivorus), 

86. Shqiponja gjarpërngrënëse (Circaetus gallicus),

87. Shqiponja minjngrënëse (Buteo buteo) 

88. Shqiponja peshkngrënëse (Pandion haliaetus)

89. Trishtili bishtgjatë (Aegithalos caudatus)

90. Trishtili i kaltër (Cyanistes caeruleus)

91. Trishtili i madh (Parus major)

92. Turtulli - Turreci (Streptopelia turtur)

93. Tusha e madhe e fushës (Turdus pilaris)

94. Tusha e malit (Turdus viscivorus)

95. Tusha këngëtare (Turdus philomelos) 

96. Tusha vetullbardhë (Turdus iliacus)

97. Thëllëza e fushës (Perdix perdix)

98. Zborakësi (Fringilla coelebs)

99. Zborakësi i malit apo zogu i borës i malit (Fringilla montifringilla)

100. Zvarritësi i zakonshëm (Sitta europaea)/Motilokal.com