Një sistem frontal i ciklonit që është formuar mbi Itali, pritet të depërtojë edhe mbi Shqipëri dhe Kosovë, duke sjell reshje të konsiderueshme shiu dhe në viset malore reshje bore.
Dita e hënë në Shqipëri parashikohet do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 12 deri në 13 °C.
E marta do të jetë me mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira dhe në disa zona me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 15 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej 12 deri në 13 °C.
Ndërsa në Kosovë e hëna do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 8 °C.
Dita e martë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 9 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 8 °C./Motilokal.com
