Mbani çadrat me veti, moti sot me shi në Kosovë

Mbani çadrat me veti, moti sot me shi në Kosovë

Një sistem frontal i ciklonit që është formuar mbi Itali, ka depërtuar edhe mbi Kosovë gjatë ditës së djeshme duke sjell era të forta dhe sot reshje shiu,  ndërsa në viset malore reshje bore.

E hëna do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 8 °C.

Dita e martë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 9 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 8 °C./Motilokal.com