Java nis me reshje shiu, shtrëngata dhe rrufe në Shqipëri

Java nis me reshje shiu, shtrëngata dhe rrufe në Shqipëri

Një sistem frontal i ciklonit që është formuar mbi Itali, ka depërtuar edhe mbi vendin tonë gjatë ditës së djeshme duke sjell era të forta dhe sot reshje shiu me shtrëngatat të shoqëruara me rrufe,  ndërsa në viset malore reshje bore.

Dita e hënë në Shqipëri parashikohet do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 12 deri në 13 °C.

E marta do të jetë me mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira dhe në disa zona me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 15 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej 12 deri në 13 °C. /Motilokal.com