Japonia pritet të ndalojë shitjen e veturave me naftë dhe benzinë

Japonia pritet të ndalojë shitjen e veturave me naftë dhe benzinë

Qeveria japoneze po përgatitet të heqë dorë nga shitja e veturave me naftë dhe benzinë për të lehtësuar kalimin në një lëvizshmëri më të qëndrueshme mjedisore.

Sipas medieve japoneze, duke cituar burime ekzekutive, tregojnë se qëllimi i qeverisë do të zyrtarizohet në fund të këtij viti pas një serie analizash të thelluara nga një komision ekspertësh dhe hyrjes në fuqi të ndalimit të veturave që përdorin vetëm lëndë djegëse fosile duhet të ndodhin deri në vitin 2035.

Vendimi pason njoftimin në fund të tetorit nga kryeministri japonez Yoshihide Suga për të ulur emetimet e gazeve serrë në zero deri në vitin 2050, pa dhënë detaje specifike, dhe një të ngjashëm në mes të nëntorit të marrë nga homologu i tij britanik, Boris Johnson, kundër shitjeve në Britani të çdo makine të re me naftë ose benzinë nga 2030.

Shitjet e veturave me emision të ulët në Japoni, përfshirë ato me motorë hibridë, nuk kaluan 40% të totalit në 2019./Motilokal.com