Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 3.9 shkallë. Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti është regjistruar rreth orës 14:09 me epiqendër në kufirin mes Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Serbisë.
Raportohet se thellësi e tërmetit ka qenë 1 kilometër. Tërmeti është ndierë edhe në Kosovë dhe Serbi. Pas këtij tërmeti në Shkup është ndierë edhe një tjetër dridhje e tokës me intensitet më të ulët. /Motilokal.com
