Në qytetin e Shkodrës është vendosur “Smart Flower”, apo në gjuhën shqipe “Lule inteligjente” me panele diellore që prodhon energji nga dielli. Kjo është “lulja” e parë në Shqipëri, që promovon energjinë e pastër.
“Smart Flower” do të hapet automatikisht për çdo mëngjes nga rrezet e para të diellit dhe do të mbyllet në mbrëmje.
Energjia që prodhon do shërbejë për të furnizuar qendrën e shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve që ndodhet në qendër të Shkodrës
Shkodra është qyteti i parë që do të implementojë këtë risi në prodhimin e energjisë së pastër. Me vendosjen e një “Smart Flower Solar” apo një luledielli të zgjuar diellore në qendër të qytetit.
Ka qenë një ceremoni e shkurtër me praninë e kryetares së bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, administratorit të KESH-it Benet Beci por edhe të mjaft qytetarëve kureshtarë./Motilokal.com
