Gjatë natës së mbrëmshme ka nisur edhe reshjet e para të borës në Prishtinë. Kjo ka bërë që ekipet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës të dalin në teren në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme për qytetarët dhe veturat.
Drejtoresha e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Medina Braha përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se ekipet e komunës janë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për intervenimet e nevojshme.
“Bora e parë për këtë vit ra mbrëmë. Ekipet tona kanë pastruar dhe hedhur kripë e rërë sipas nevojës në pjesët rurale dhe urbane ashtu që rrugët të mos jenë të pakalueshme. Ato janë tërë kohën në gatishmëri për intervenimet e nevojshme”, ka shkruar Braha./Motilokal.com






