Troket dimri, nisin reshjet e para të borës në Kosovë dhe Shqipëri

Troket dimri, nisin reshjet e para të borës në Kosovë dhe Shqipëri

Ashtu siç kemi paralajmëruar më parë duke filluar nga dita e diel mbi vendin tonë pritet të depërtojë një ciklon nga Mesdheu përgjatë jugut të rajonit, si dhe një turbullirë me masa të ftohta polare, duke sjellë kushte për reshje lokale shiu dhe fjolla bore që tashmë në viset malore janë regjistruar. Me ardhjen e të ftohtit polar kanë pësuar rënie të ndjeshme edhe temperaturat e ajrit.

Dita e hënë parashikohet të jetë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mëngjesit përgjatë zonave malore, në lartësinë mbi 800 metra në verilindje reshje bore. Temperaturat do të luhatën nga 9 deri në 13 °C.

E marta do të jetë me mot të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 12 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 8 deri në 16 °C.

Me depërtimin e masave të ftohta polare në Kosovë temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, ku gjatë natës janë regjistruar reshjet e para të borës në ultësira.

E hëna do të mbajë mot të ftohtë, me vranësira gjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga -3 deri në 1 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të ftohtë dhe kryesisht i kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej -4 deri në 3 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga -2 deri në 7 °C./Motilokal.com