Bora zbardh Kosovën, këto janë temperaturat për sot dhe dy ditët në vijmë

Bora zbardh Kosovën, këto janë temperaturat për sot dhe dy ditët në vijmë

Ashtu siç kemi paralajmëruar më parë duke filluar nga dita e diel mbi Kosovë ka filluar të depërtojë një ciklon nga Mesdheu përgjatë jugut të rajonit, si dhe një turbullirë me masa të ftohta polare, duke sjellë edhe reshjet e para të borës gjatë natës në ultësira. Me ardhjen e të ftohtit polar kanë pësuar rënie të ndjeshme edhe temperaturat e ajrit.

E hëna do të mbajë mot të ftohtë, me vranësira gjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga -3 deri në 1 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të ftohtë dhe kryesisht i kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej -4 deri në 3 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga -2 deri në 7 °C./Motilokal.com