Reshje lokale shiu, borë në viset malore – Njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Reshje lokale shiu, borë në viset malore – Njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Ashtu siç kemi paralajmëruar më parë duke filluar nga dita e diel mbi vendin tonë ka filluar të depërtojë një ciklon nga Mesdheu përgjatë jugut të rajonit, si dhe një turbullirë me masa të ftohta polare, duke sjellë kushte për reshje lokale shiu dhe fjolla bore që tashmë në viset malore janë regjistruar. Me ardhjen e të ftohtit polar kanë pësuar rënie të ndjeshme edhe temperaturat e ajrit.

Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mëngjesit përgjatë zonave malore, në lartësinë mbi 800 metra në verilindje reshje bore. Temperaturat do të luhatën nga 9 deri në 13 °C.

E marta do të jetë me mot të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 12 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 8 deri në 16 °C. /Motilokal.com