Një shpikës në Egjipt është duke stërvitur një robot me telekomandë që të kryejë testime për Covid-19. Këtë roboti e bën duke iu vendosur pacientëve tamponin në gojë.
Mahmoud el-Komy, i cili e vuri robotin që të punojë në spitalin e Karios, thotë së pajisja mund të masë po ashtu edhe temperaturën e pacientëve si dhe t’i paralajmërojë nëse nuk janë duke mbajtur maskë.
Roboti i quajtur Cira-03, mund të ndihmojë në kufizimin e ekspozimit ndaj infeksionit dhe parandalimin e përhapjes.
Cira-03 mund të marrë analizat e gjakut dhe t’u shfaq rezultatet pacientëve në një ekran në gjoksin e tij.
Mahmoud thotë se krijimi i tij, i cili ka kokë dhe krahë dhe ngjan me një njeri, u zhvillua në një mënyrë për të parandaluar frikën tek pacientët.
Ai tha se ata nuk ndihen sikur një kuti po ec në drejtim të tyre.
“Kemi pasur një përgjigje pozitive nga pacientët. Ata e panë robotin dhe nuk shfaqën frikë. Përkundrazi, kanë besimin se ky robot është më i saktë se njerëzit”, shtoi ai./Motilokal.com
