Vetura me hidrogjen që në vend të tymit nxjerr avull

Vetura me hidrogjen që në vend të tymit nxjerr avull

Prodhuesi i veturave me hidrogjen Riversimple shpreson të fitojë kundrejt konkurrentëve të tjerë në kuadër të revolucionit të gjelbër të premtuar të Britanisë së Madhe që do të bëjë që makinat me karburant të ndalohen brenda 10 vitesh.

Ndërsa veturat konvencionale elektrike me bateri mund të jenë disa kilometra përpara në garën për makinat me zero emetime, Riversimple po vendos jo pak në lojë në teknologjinë e re me hidrogjen që do të furnizojë veturat e të ardhmes.

Hyundai i Koresë së Jugut pretendon të jetë udhëheqësi aktual botëror, duke shitur 5000 njësi të modelit të saj Nexo në vitin 2019, i ndjekur nga Toyota Mirai.

Shitjet e tyre pakësohen nga ato të veturave me bateri, nga të cilat tani ka rreth pesë milion në rrugët e botës.

Riversimple është vetëm një fillestar ambicioz krahasuar me gjigantët aziatikë të automobilave, por aktualisht është prodhuesi i vetëm britanik në sektor me modelin e tij kryesor, Rasa.

Themeluesi Hugo Spowers shpreson të vihet në krye të revolucionit të gjelbër. Rasa është një veturë me zero emetime që nuk furnizohet nga bateritë elektrike por nga hidrogjeni. E gjatë performancës së saj, ajo nuk do të emetojë asgjë përveç avullit.

Sipas menaxherit të Riversimple, makina me hidrogjen ka një avantazh të dukshëm ndaj makinave me bateri.

“Një makinë e distancave të shkurtra mund të jetë e shkëlqyer me bateri. Por nëse duam të përshkojmë distanca të gjata, hidrogjeni është një avantazh", tha ai.

"Por nëse doni një lloj diapazoni me të cilin jemi mësuar, prej 482 kilometra ose më shumë, hidrogjeni është përpara në drejtim të efikasitetit të përgjithshëm", shtoi ai.

Muajt e ardhshëm, Rasa do të hyjë në fazën e testimit me klientë me pagesë. Në qytetin Abergavenny, është miratuar edhe projekti për një pikë furnizimi me hidrogjen.

Ai është i vetmi në rajon por furnizimi i mjetit merr vetëm disa minuta, krahasuar me orët që nevojiten për bateritë.

Qeveria britanike ka bërë të ditur se motorët me naftë dhe benzinë do të dalin nga qarkullimi duke nisur nga 2030 dhe ky është tani shansi i makinave m hidrogjen./Motilokal.com