Një stuhi e fuqishme me reshje të mëdha shiu ka shkaktuar të paktën tre viktima në zonën e Nuorese-s në ishullin Sardenja të Italisë.
Sipas njoftimeve përveç të vdekurve raportohet edhe për të zhdukur, përderisa uji i furishëm ka pushtuar të gjithë zonën duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.
Përmbytjet ndodhën pas shirave të shumtë në Sardenja gjatë mbrëmjes dhe ditës së sotme.
Nga përmbytjet e mëdha janë dëmtuar rrugë dhe ura./Motilokal.com
