Një shpërthim ka ndodhur në vullkanin Ili Lewotolok në rajonin Lembata të provincës Lindore Nusa Tenggara të Indonezisë.
Qendra e Vullkanologjisë dhe Katastrofave Gjeologjike (PVMBG) njoftoi se hiri dhe tymi janë ngritur në lartësi 500 metra nga krateri i vullkanit pas shpërthimit që ka ndodhur në orët e mëngjesit.
Autoritetet informuan se shpërthimi ka zgjatur për rreth dy minuta dhe paralajmëruan banorët që të mos veprojnë në një zonë prej 2 kilometrash katrorë përreth vullkanit, duke ngritur alarm të nivelit të dytë (waspada) pas shpërthimit.
Sistemi i alarmit të vullkanit në vend përbëhet nga 4 faza: "jeshile" (normale), "e verdhë" (waspada), "portokalli" (siaga) dhe niveli më i lartë "i kuq" (awas).
Indonezia gjendet zonën e quajtur “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku vullkanet dhe tërmetet janë të shpeshta, ndërsa vendi ka 127 vullkane aktive./Motilokal.com
