Nga janari i vitit 2022, Gjermania ka vendosur të ndalojë qeset plastike njëpërdorimshe.
Sipas një ligji të miratuar në Bundestag, ndalimi përfshin qeset plastike me trashësi prej 15 deri në 50 mikrometra dhe qeset e holla plastike që gjenden në seksionet e frutave dhe perimeve.
Ndërsa në deklaratë ministrja e Mjedisit, Svenja Schulze, tha se në vend të qeseve plastike, çantat e pëlhurës që mund të lahen janë alternativa të mira.
Ndërkaq, Fondi Botëror i Kafshëve të Egra (WWF) mbron pikëpamjen se ndalimi i qeseve plastike ka një kuptim simbolik.
WWF kërkon që qeset plastike të përdorura në Gjermani të zvogëlohen në të gjitha fushat, pasi përbëjnë një 1% të të gjithë përdorimit të plastikës në vend.
Pasi qeset plastike u bënë të pagueshme në vitin 2015 në Gjermani, përdorimi i qeseve u ul me 64 %.
Një person në Gjermani përdor mesatarisht 24 qese plastike në vit. Plastika nuk mund të tretet deri në 400 vjet në ujë dhe 800 vjet në tokë./AA/Motilokal.com
