Sot mot me diell, në mëngjes ngrica dhe ftohtë, të dielën reshje shiu e bore në Kosovë

Sot mot me diell, në mëngjes ngrica dhe ftohtë, të dielën reshje shiu e bore në Kosovë

Një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, do të sjellë vranësira dhe reshje shiu. Ndërsa nga dita e diel një front i ftohtë do depërtojë mbi rajon dhe Kosovë, ku do të sjellë rënie të temperaturave dhe reshe bore.

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ftohtë me ngrica dhe me mjegull në mëngjes gjatë ditës kryesisht i kthjellët dhe me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 2 deri në 12 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të ftohtë e me ngrica në mëngjes, kurse gjatë ditës pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 10 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, nga mesdita qielli mbi Kosovë do të jetë me vranësira dhe reshje lokale shiu, në mbrëmje priten edhe reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 7 °C./Motilokal.com