Moti sot me diell, të dielën reshje shiu në Shqipëri

Moti sot me diell, të dielën reshje shiu në Shqipëri

Në Shqipëri po vazhdon të mbajë mot i qëndrueshëm, ku edhe gjatë ditës së sotme do të jetë i kthjellët e me diell. Mëngjes përgjatë luginave pritet të jenë me mjegull. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 12 deri në 16 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 16 °C.

E diela do të mbajë mot me vranësira dhe me reshje shiu. Ndërsa në viset malore mundësi edhe për reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 15 °C./Motilokal.com