AstraZeneca, e cila në bashkëpunim me Oksfordin kanë zbuluar vaksinën kundër koronavirusit, ka njoftuar se vaksina e tyre me efektshmëri deri në 90 për qind, do të kushtojë tre euro.
Sipas tyre kjo vaksinë mund të ruhet deri në 6 muaj në një temperaturë -2 gradë.
Edhe shkencëtari kryesor i OBSH-së, dr. Soumya Swaminathan tha se avantazhi i kësaj vaksine është se mund të ruhet në temperatura të zakonshme në frigorifer.
Ai tha se kjo vaksinë ka përparësi të mëdha logjistike për transportimin dhe shpërndarjen e kësaj vaksine në qytete dhe fshatra dhe zona rurale në të gjithë botën.
“Ne shpresojmë që të ketë më shumë vaksina të tilla, të cilat janë më të qëndrueshme në nxehtësi”, tha Swaminathan.
AstraZeneca theksoi se do të finalizojë prodhimin e tre miliardë dozave sapo të merret aprovimi./Motilokal.com
