Ishte ora 03.56 minuta e mëngjesit të 26 nëntorit, ku tronditja prej 50 sekonda shënoi një prej ngjarjeve më të rënda në fushën e fatkeqësive natyrore në Shqipëri.
Një tërmet 6.4 ballë i pasuar me qindra goditje moti jetën e 51 personave, ku mbetën të plagosur mbi 900 të tjerë ndërsa u shkatërruan me mijëra banesa.
Zonat që tërmeti shkaktoi dëme më të mëdha ishin Durrësi, Kurbini, Tirana dhe Lezha.
Orët e para ishin kaotike, pasi shumë njerëz nën rrënoja luftonin mes jetës dhe vdekjes, ndërkohë të tjerëve iu duhej të përballeshin edhe me panikun që shkaktonin post-lëkundjet. Efektivë të ushtrisë, policisë dhe zjarrfikëse që vraponin për të shpëtuar jetë njerëzish poshtë rrënojave të kësaj fatkeqësie natyrore.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi dhe solidariteti i vendeve fqinje dhe përtej. Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kosova, Greqia, Italia, Turqia dhe Franca, do të vazhdonin operacionet pa ndërprerje për të shpëtuar jetë njerëzish poshtë rrënojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit.
Pas një viti, plagët ende nuk janë shuar. Durrësi dhe Tirana ishin dy prej bashkive më të mëdha që patën pasoja të rënda, por jo më pak edhe në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës.
Gjurmët e nate të 26 nëntorit të vitit të kaluar janë në kujtesën e kujtdo, që sot pas një viti kujton se jeta dhe vdekja ndahen me pak sekonda./Motilokal.com
