Fotografohet rrëqebulli në Mavrovë të Maqedonisë [Foto]

Fotografohet rrëqebulli në Mavrovë të Maqedonisë [Foto]

Parku Nacional Mavrovo, ka publikuar disa foto të Rrëqebullit, të fotografuar në një fshat të Mavrovës.

Sipas njoftimit Rrëqebulli i gjinisë femërore me emrin Lisa është njëra nga nëntë teket që e përcjellin nga Programi për Mëkëmbjen e Rrëqebullit Ballkanik (BLRP) dhe mban sistemin GPS rreth qafesë.


Bëhet e ditur që Lisa është teke e shëndoshë dhe rreth 7 vjeçare.

Aktualisht, më pak se 50 rreqebuj ballkanikë kanë mbetur në rajon. Popullatat më të mëdha gjenden në Malet e Munellës së Shqipërisë dhe në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni, si dhe në Kosovë, ku janë gjetur dy rrëqebuj në Bjeshkët e Rugovës.


Prej vitit 2004, rrëqebulli ballkanik, nënlloj i veçantë i rrëqebullit euroaziatik, ka vend të lartë në Listën e Kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, IUCN, si lloj Skajshmërisht i Rrezikuar, por atëherë nuk ishte atëherë hera e parë që rrëqebullit i kërcënohej zhdukja./Motilokal.com