Vaksina e parë turke kundër koronavirusit e gatshme për përdorim me standarde ndërkombëtare

Vaksina e parë turke kundër koronavirusit e gatshme për përdorim me standarde ndërkombëtare

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca njoftoi se vaksina e parë vendore turke kundër koronavirusit është e gatshme për përdorim sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare.

Ai theksoi se procesi i prodhimit të vaksinës Tetanus-Difteria ishte përmbyllur plotësisht me kapacitetet e brendshëm të prodhimit të Turqisë dhe se projekti për zhvillimin e vaksinës kishte filluar të japë frytet e para.

Vaksina u zhvillua në bazë të një projekti që filloi në vitin 2015 dhe është një vaksinë për të rriturit që përdoret në luftën kundër tetanozit dhe difterisë.

Ministri Koca tha se ministria mori dorëzimin e parë të vaksinës, e cila iu nënshtrua kontrolleve përkatëse të cilësisë dhe mori miratimet e nevojshme.

Koca u shpreh se ky është një sukses i madh për Turqinë në një periudhë kur flitet shumë për rëndësinë e kapaciteteve të brendshme për prodhimin e vaksinave dhe shtoi se Turqia do të vazhdojë procesin e prodhimit të vaksinave vendase me lajme të reja dhe të mira./Motilokal.com