Presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, ka nënshkruar një kontratë të re me kompaninë farmacuetike Moderna, lidhur me sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.
Kjo kompani amerikane do të sigurojë 160 milionë doza të vaksinës që ende nuk ka dalë në treg.
Të hënën e kaluar Moderna njoftoi se vaksina kundër koronavirusit tregoi 95% efektivitet.
Ky zhvillim ndjek rezultatet e ngjashme të njoftuara nga Pfizer rreth dy javë më parë, me efektivitetin e vaksinës së vet që ishte rreth 90%.
Të dy kompanitë përdorën një qasje mjaft inovative dhe eksperimentale për hartimin e vaksinave të tyre.
Në gusht, Komisioni Evropian, i cili po udhëheq bisedimet me kompanitë në emër të vendeve anëtare të BE, njoftoi se bisedimet paraprake kishin përfunduar me synimin për nënshkrimin e një kontrate për furnizimin e 80 milion dozave të vaksinës dhe parashikimin e blerjes së një shtesë me 80 milion doza të tjera.
Edhe Rusia deklaroi se vaksina e saj kundër COVID-19, “Sputnik V”, ka një efikasitet prej 95% dhe kushton për tregun ndërkombëtar më pak se 10 dollarë për të dyja dozat./Motilokal.com
