Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në zonat metropolitane europiane si Milano dhe Madrid për shkak të kufizimeve të bllokimit të vendosura për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, thanë zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Përmirësimet ishin veçanërisht të dukshme për ndotësin e dioksidit të azotit (NO2) dhe grimcave të imëta, që të dyja mund të kenë një ndikim serioz në shëndetin e njerëzve.

Një raport i BE-së mbi cilësinë e ajrit botuar të hënën tregoi se midis zonave metropolitane me përqendrimet më të mëdha të NO2 pësuan rënie për 59% në Barcelonë gjatë pranverës së hershme krahasuar me një vit më parë, ndërsa nivelet e NO2 në Madrid ranë me 47%.

Në Itali, ndotja e NO2 në Milano ra me 54% dhe në Romë me 39%. Nivelet në shumë zona të tjera metropolitane në të gjithë Europën, veçanërisht Gjermania perëndimore, Belgjika dhe Holanda, gjithashtu shënuan rënie me diferenca të konsiderueshme.

"Tani e kemi kuptuar që kjo është, natyrisht, e përkohshme dhe se nuk duhet të arrijmë standardet e cilësisë së ajrit duke mbyllur shoqërinë", tha Hans Bruyninckx, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Europiane të Mjedisit.

"Por kjo tregon se nëse mund të vazhdojmë të shtyjmë standardet e cilësisë dhe nëse mund të vazhdojmë të bëjmë inovacione në ata sektorë, që me të vërtetë të ketë përfitime serioze për shoqërinë, për shëndetin e njeriut", shtoi ai.

Masat e bllokimit në disa vende anëtare të BE-së gjatë valës së parë të pandemisë patën një ndikim të madh në aktivitetin ekonomik, duke ulur në mënyrë drastike transportin rrugor dhe ajror plus transportin detar. Të gjitha ndikuan në cilësinë e ajrit në rajone./Motilokal.com