Nis mbjellja e 7000 fidanëve në Parkun Kombëtar Lurë

Nis mbjellja e 7000 fidanëve në Parkun Kombëtar Lurë

Sot ka nisur mbjellja e 7000 fidanëve në Parkun Kombëtar Lurë, Mali i Dejës në kuadër të projektit të GIZ Albania për ripyllëzimin e zonave të mbrojtura të Bunë-Velipojës, Qafshtamës dhe Lurës kryesisht me pishë të zezë dhe dafinë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi përmes një statusi në Facebook bëri të ditur se në total janë 20000 fidanë për t’u mbjell, si pjesë e projektit të ri-pyllëzimit të zonave të mbrojtura, teksa janë punësuar 80 persona.


“Në kuadër të projektit GIZ Albania në Parkun Kombëtar Lurë – Mali i Dejës”nisi mbjellja e 7 000 fidanëve pishë e zezë në një sipërfaqe të dëmtuar nga prerjet e paligjshme ndër vite.  Ky projekt konsiston në ripyllëzimin e zonave të mbrojtura të Bunë-Velipojës, Qafshtamës dhe Lurës kryesisht me pishë të zezë dhe dafinë”, njoftoi Klosi.


Sipas ministrit Klosi nëpërmjet këtij projekti, synohet mbjellja e rreth 20.000 fidanëve për mbrojtjen e tokave nga erozioni, pasurimin, mbrojtjen e florës dhe biodiversitetit.


“Rreth 80 persona janë punësuar për një periudhë 2 mujore për zbatimin e nismës, duke zbutur sadopak ndikimin e pandemisë në situatën social ekonomike të familjeve të zonave ku po realizohet ndërhyrja”, u shpreh ministri Klosi.