Projektuesit e mjeteve luksoze kanë zbuluar planin për ndërtimin e një mega-jaht 450 milionë funtash, i cili do t’i përngjajë një peshkaqeni.
Mega-jahti pritet të jetë 152 metra i gjatë dhe 34 metra i gjerë është frymëzuar nga grabitqari i oqeaneve dhe do të ketë pendë dhe bisht.
Anija, e cila gjithashtu ka dhe një përshtatje me arkitekturën romake në 6 nivelet e tij dhe do të jetë i pajisur me të gjitha komoditetet më luksoze.
Projektuesi Lazzarini krenohet me shumë karakteristika moderne dhe madje ka vend për tre helikopterë dhe tetë ski jet.
Kjo anije do t’i ketë dy garazhe dhe dy tarraca të zgjatura. Jahti elegant do të arrijë shpejtësinë prej 22 nyjesh, dhe në kuvertën e saj të sipërme është e rrethuar nga kolona mermeri mbresëlënëse./Motilokal.com








