Surprizat e motit, mësoni si do jetë moti sot dhe fundjavë në Maqedoni

Surprizat e motit, mësoni si do jetë moti sot dhe fundjavë në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite do të fryjë erë mesatare, ndërsa gjatë natës do të rritet lagështia dhe do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 11 °C.

Dita e shtunë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, në disa pjesë edhe reshje bore. Temperaturat pritet të lëvizin prej 5 deri në 6 °C.

Ndërsa e diela do të mbajë mot pjesërisht me re dhe riga lokale shiu gjatë paradites, ndërsa pasdite mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 7 °C./Motilokal.com