Një front i ftohtë po afrohet nga Deti i Veriut mbi Europën Qendrore me rryma të paqëndrueshme pritet ta përfshijë edhe rajonin tonë, duke sjell reshje shiu dhe bore në fundjavë në viset malore si dhe rrafshin e Kosovës.
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ftohtë, me mjegull në mëngjes gjatë ditës kryesisht i kthjellët dhe me vranësira, natën mundësi edhe reshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 0 deri në 7 °C.
Dita e shtunë do të jetë mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje shiu, priten edhe reshje bore në viset kodrinoro-malore dhe në rrafshin e Kosovës. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 2 °C.
E diela do të mbajë mot pjesërisht me re dhe riga lokale shiu në mëngjes, nga mesdita qielli mbi Kosovë do të jetë i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 7 °C./Motilokal.com
