Të paktën 28 persona kanë mbetur të vdekur nga uragani Iota që përfshiu Amerikën Qendrore.
Autoritetet në Nikaragua bënë me dije se deri më tani numri i viktimave mbetet i njëjtë, ku 18 persona humbën jetën, përfshirë shtatë fëmijë, për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe përmbytjeve. Ndërkohë mijëra qytetarë janë ende të izoluar.
Sakaq gjashtë persona në Honduras, një në Panama, një në El Salvador dhe dy persona të tjerë në Karaibe humbën jetën
Janë shembur ura, rrugët janë shkatërruar ndërsa përpjekjet për evakuim bëhen me helikopterë. Mijëra shtëpi janë nën ujë ndërsa dëme të mëdha materiale u shkaktuan në infrastrukturën rrugore dhe tokat bujqësore. Evakuimi i mijëra njerëzve ende është në vazhdim.
Iota është uragani më i fortë i Atlantikut këtë vit dhe uragani i dytë në nëntor i kategorisë së pestë ndërkaq i pari ndodhi në vitin 1932.
Uragani Eta mori 200 jetë njerëzish në Amerikën Qendrore në fillim të nëntorit, 150 prej tyre në Guatemalë./Motilokal.com
