Lajm i mirë, vaksina kundër COVID-19 e Pfizer-BioNTech: 95 për qind efektive, mbron edhe të moshuarit

Lajm i mirë, vaksina kundër  COVID-19 e Pfizer-BioNTech: 95 për qind efektive, mbron edhe të moshuarit

Prodhuesi i ilaçeve Pfizer tha të mërkurën se vaksina e saj kundër koronavirusit është 95 për qind efektive dhe nuk ka efekte anësore serioze, sipas setit të parë të rezultateve të plota.

Të dhënat tregojnë se vaksina ka mbrojtur zhvillimin e simptomave të lehta dhe më të theksuara të COVID-19, ka njoftuar kjo kompani. Ajo është dëshmuar me efikasitet prej 94 për qind tek personave e moshuar, që edhe janë grupi më i goditur dhe rrezikuar nga COVID-19.

Pfizer, e cila ka zhvilluar vaksinën me partnerin e saj BioNTech, njoftoi se këto kompani planifikojnë të aplikojnë tek Agjencia Amerikane për Kontrollin e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për miratim urgjent “dhe atë brenda pak ditëve”, duke rritur kështu shpresa tqë vaksina efikase së shpejti do të mund të bëhet një realitet.

Rezultatet e testimit, prej më pak se një vit pasi studiuesit filluan të punojnë për vaksinën - kanë thyer të gjitha rekordet për zhvillimin e vaksinës, që është një proces që zakonisht zgjat me vite të tëra..

"Rezultatet e studimit shënojnë një hap të rëndësishëm në këtë udhëtim historik tetë-mujor për të sjellë përpara një vaksinë efikase për të ndihmuar në përfundimin e kësaj pandemie shkatërruese", tha në një deklaratë Dr. Albert Bourla, shefi ekzekutiv i Pfizer.

Nëse FDA miraton vaksinën me dy doza, Pfizer ka thënë se mund të ketë deri në 50 milionë doza në dispozicion deri në fund të vitit, dhe deri në 1.3 miliardë në fund të vitit të ardhshëm.

Edhe kompania Moderna.Inc lëshoi të hënën të dhënat paraprake për vaksinën e saj, duke treguar efektivitet të ngjashëm./Motilokal.com