Një kompani suedeze e dizenjimit ka zbuluar konceptin e saj për një anije mallrash, e cila thotë se mund të ulë emetimet deri në 90 për qind.
Anija transatlantike e quajtur Oceanbird “Zogu i oqeanit”, është 650 metra e gjatë dhe mund të transportojë deri 7000 vetura, me një shpejtësi mesatare prej 10 nyjesh detare (18,5 km/h), të mundësuar kryesisht nga era.
Kësisoj, udhëtimi transoqeanik do të zgjasë 12 ditë dhe jo 7. Kjo do të kërkojë miratimin e edhe të kompanive të prodhimit të veturave, pasi afatet e tyre do të ndryshojnë.
Projektuesit me qendër në Stokholm Wallenius Marine kanë përfunduar me sukses provat në deti.
Kur të përfundojë, ajo do të jetë anija më e madhe në botë me vela me gjatësi 650 metra dhe gjerësi 130 metra.
Wallenius Marine thotë se komuniteti global i transportit duhet të largohet nga karburantet fosile në energjinë e rinovueshme, për të ndihmuar ndryshimin e klimës.
Oceanbird tregon se industria detare mund të sjellë ndryshime të mëdha dhe se transporti me emetime zero është i mundur duke përdorur erën, pretendon ai.
Zogu i oqeanit është e dizajnuar për t’i tejkaluar këto objektiva, pasi kompania prodhuese thotë se ajo do të lëshojë 90% CO2 më pak se anijet tradicionale. Por gjithsesi do të ketë motorë, për të siguruar manovrimin në porte dhe për emergjenca.
Anijet e zakonshme të transportimit të makinave harxhojnë mesatarisht 40 tonë karburant në ditë, duke krijuar 120 tonë CO2, çka ka rritur presionin ndaj kompanive të prodhimit të anijeve, për të ulur këto shifra. Organizata Ndërkombëtare Detare, pjesë e OKB, ka vendosur një rregull që brenda vitit 2050 anijet të ulin me 50% sasinë e gazrave të dëmshëm që nxjerrin në atmosferë, me ambicien për ta çuar në zero këtë shifër brenda këtij shekulli.
'Ne jemi krenarë që prezantojmë përsëritjen tonë të tretë të dizajnit, me të cilin kemi punuar për disa vjet', tha Per Tunell, COO i Wallenius Marine.
'Transporti detar është një funksion qendror në tregtinë globale dhe përfaqëson rreth 90 për qind të të gjithë mallrave të transportuar, por gjithashtu kontribuon në emetimet - është e rëndësishme që transporti të bëhet i qëndrueshëm.
'Era është burimi i energjisë për transportet oqeanike dhe me velat e krahut 80 metra të larta në Oceanbird, ne po zhvillojmë transportuesit e ardhshëm të oqeanit.'
Sot, transporti përbën 90 për qind të ngarkesave globale dhe është një metodë me kosto efektive për të lëvizur mallra dhe lëndë të parë nëpër botë.
Motorët me naftë kanë nënkuptuar kalime më të shpejta, por me një kosto të rëndë për mjedisin, pasi ato lëshojnë dioksid karboni, squfuri dhe gazra të tjerë të dëmshëm.
Si një alternativë më e gjelbër, Wallenius Marine po mbështetet më shumë në fuqinë e erës me një dizajn të veçantë, i cili në të vërtetë ka më shumë të përbashkëta me krahët e aeroplanit sesa litarët dhe zinxhirët tradicional të anijeve.
Oceanbird ka të bëjë me revolucionarizimin e teknologjisë që do t'i japë fund epokës së anijeve të ngarkesave të drejtuara nga fosilet në transportin detar.
Për ta nxjerrë në det Zogun e oqeanit do të duhet edhe pak kohë. Kompania ka prodhur një model 7 metra të gjatë, të cilin do të nxjerrë për lundrimin testues në fund të këtij viti, por Razola thotë se objektivi është që anija në versionin origjinal të dalë në det në vitin 2024./Motilokal.com
